13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026

Studentët dhe protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës (Pamjet nga video amatore)

Protestuesit kanë zhvendosur tubimin drejt Bashkisë së Tiranës. Protestuesit si fillim kanë hedhur gurë drejt derës së godinës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën.

Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia, dhe ka nisur me arrestimet.

Lëvizja drejt bashkisë vjen pas përshkallëzimit të tubimit dhe ndërhyrjes së policisë ndaj studentëve protestues.

Situata është tensionuar edhe te “Pazari i Ri” në Tiranë, ku është ndezur zjarr gjatë protestës së studentëve, të cilët vijojnë revoltën në disa zona të kryeqytetit.

Protesta nisi fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa tubimi është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë vijuar shoqërimin e protestuesve dhe janë vendosur në kordonë në disa zona të Tiranës, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, protesta vijon, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat