27.2 C
Tirana
Friday, July 31, 2026

Pas 2 viteve në qeli për abuzimin më fondet e BE, lirohet Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie (A do lirohet edhe Ilir Meta?)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është liruar nga qelia, mëngjesin e kësaj të premte, pasi gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”. Beqaj mbahej në burg si i dyshuar për disa vepra penale lidhur me dosjen SASPAC.Është liruar nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, për abuzimin me fondet e BE. Mediat informuan se kërkesa Beqajt për heqjen e masës së arrestit me burg, bazohej në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ndërkohë që një ditë më parë gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAC.

Avokati i Beqajt ka sqaruar procedurën që ka çuar deri në vendimin e gjykatës. “Për disa orë do të ekzekutohet dhe sot Beqaj do të jetë në shtëpi. Kërkesa ishte për shuarjen e afateve të paraburgimit. Gjykata mori më datë 27 korrik për kthimin pas të akteve të dosjes së prokurorisë dhe kjo bashkon afatet e hetimit paraprak dhe ato të seancës paraprake, ndaj shuhen afatet, sepse ka kaluar një periudhë e gjatë nga paraburgimi”, tha ai.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat