24.8 C
Tirana
Monday, July 27, 2026

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, a po përgatitet pë zgjedhje të parakoshme?

Zyrtarisht Rama u shpreh gjatë mbledhjes së grupit dhe qeverisë të premten, se ka një aneks në manifestin politik ‘Besa’ që tregon sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit. Ndërsa për ‘Besën’ u la porosi ta shfletonin e lexonin, Rama njoftoi se dokumenti tjetër do të diskutohej në një takim më të ngushtë me drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime nga mbledhja rreth 30 minute, bëjnë me dije edhe pse takimi reklamohet si prezantim i manifestit ‘Besa’, por në fakt kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, t’i bëjnë një pasqyrë e situatës në terren.

Dokumenti strategjik që Kryeministri e paraqiti si një reflektim mbi bulevardin e flamingove, do të ketë testin e parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat