22 C
Tirana
Wednesday, July 22, 2026

Mediat franceze: Gjendet i vdekur në Paris Daniel Siad, i dyshuar se rekrutonte vajza të reja për Epstein

Daniel Siad, personi i dyshuar se rekrutonte vajza të reja për financierin amerikan Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij pranë Parisit. Lajmi është konfirmuar nga prokuroria franceze për mediat lokale.

Siad, 69 vjeç, me origjinë algjeriane dhe me shtetësi suedeze e franceze, ishte nën hetim për dyshimet se kishte rekrutuar modele të reja për t’ia dorëzuar Epstein, i cili u akuzua për abuzim seksual dhe trafikim të të miturve.

Sipas autoriteteve, pesë gra kishin bërë denoncime ndaj tij. Vdekja e tij ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin Colombes, në zonën Hauts-de-Seine, dhe dyshohet se ka ardhur nga një arrest kardiak.

Bashkëjetuesja e tij, një grua 28-vjeçare, e gjeti pa ndjenja në kuzhinë dhe njoftoi menjëherë fqinjët, por ndërhyrja nuk arriti ta shpëtonte. Hetimet për rrethanat e plota të vdekjes së tij vijojnë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat