25 C
Tirana
Tuesday, June 16, 2026

Protestuesit “xhiro” në rrugët e ish-Bllokut, thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja

Me pankarta kreative, mesazhe ironike dhe thirrje politike, mijëra qytetarë morën pjesë dje në protestën e 16-të të zhvilluar në Tiranë, ku kërkesa kryesore mbeti dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pasi protestuan për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt ish-Bllokut. Mes thirrjeve për qytetarëve, që të cohen nga kafet dhe t’i bashkohen protestës, protestuesit kanë vijuar me ovacionet kundër qeverisë. “Rama ka mbaruar”, “Rama jepe dorëheqjen”, ishin disa prej thirrjeve të tyre.

Përveç sloganit që tashmë është bërë refren i përditshëm i protestave – “Rama jepe dorëheqjen” – pjesëmarrësit sollën edhe pankarta me mesazhe të forta, të cilat tërhoqën vëmendjen gjatë marshimit dhe tubimit para Kryeministrisë.

Ndërkohë, sot në orën 18:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish për protestën e 17-të, me pikëtakim përpara Kryeministrisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat