19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Zeqineja “tradhëton” Gaz Bardhin, korkon të kapë ‘prime’ me Sajmir Korreshin, duke u bër protagoniste në Komisionin e Ligjeve

Në mungesë të kreut të grupit parlamentar të PD, deputetët Zeqine Çaushi dhe Sajmir koreshi kanë replikuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej pr.ligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

Deputeti demokrat, Sajmir Korreshi tha se në burg disa hanë karkaleca e disa të tjerë bukë të mykur, duke thënë se ka ndasi mes të burgosurve. Kaq ka mjaftuar që deputetja socialiste, Çaushi, ta ftojë të shkojnë të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve.

Debati:

Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur.

Zegjine Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar.

Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh.

Çaushi: Pse?

Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh o Zegjine.

Manja: E ke pyetje apo diskutim.

Korreshi: E kam pyetje- diskutim, i jap dhe këshilla Zegjinesë të mos shkojë në burg.

Çaushi: Nuk do shkoj në burg unë, me ty bashkë ta inspektojmë.

Korreshi: Ik vetëm ti më mirë, nuk më do njeri mua atje.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat