Leon Gega
Olsi Komici është një nga deputetët më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. I ri në politikë,
sepse kontributi i tij si jurist nis shumë herët, që kur mbaroi fakultetin e Drejtësisë në
1998 dhe la gjurmët e para në formimin e tij si jurist. Olsi nuk është nga ata djemtë që
përfshirjen në politikë e sheh si një “vend pune”, apo “pazare”, sikurse jemi mësuar
shpesh me ata që kanë mbi 3 dekada që prodhojnë politikë në këtë vend. Olsi erdhi në
“fushëbetejën” e Kuvendit me një besim absolut nga banorët e Librazhdit dhe Prrenjasit,
si djalë i këtyre zonave ku kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë së hershme.
Në fakt, pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 pati shumë skeptikë për Olsi Komicin, si
kandidat në qarkun e Elbasanit. Jo për Olsin si djalë i asaj zone, por për Olsin si deputet
dhe ku shpesh premtimet e çdo kandidati mbeten rrugëve e në pritje të fushatës së
ardhshme të zgjedhjeve qofshin këto parlamentare, apo lokale. Por, ja që ndodhi krejt e kundërta dhe në këtë rast u zhgënjyen skeptikët, sepse Olsi është krejt ndryshme, ose siç thuhet ndryshe “prerje jashtë serie”. Për Olsin, politikbërja nuk është më monopol, ajo i përket çdo shtrese shoqërore e mbi të gjitha njerëzve që i duan njerëzit dhe vendin.
Politikbërja duhet shihet si një domosdoshmëri për të qenë mënyrë jetese për çdo kënd, larg snobizmit dhe indiferencës kolektive. Sepse për Olsin, politikëbërja është proces i përgjegjshëm dhe afatgjatë, që shkon përtej interesave partiake apo përfitimeve të shkurtra politike. Ajo kërkon analizë të thellë të nevojave reale të shoqërisë, dëgjim aktiv të qytetarëve dhe mbështetje në të dhëna, ekspertizë dhe dialog institucional. Deputetët, si përfaqësues të sovranitetit të qytetarëve, duhet ta kuptojnë politikëbërjen si mjet për të ndërtuar besim publik dhe për të forcuar shtetin e së drejtës dhe këtë Olsi e tregon çdo ditë me prezencën në Kuvendin e Shqipërisë dhe kilometrat që bën për t’u takuar me votuesit e tij dhe jo vetëm në Librazhd e Prrenjas.
Falë formimit të tij edhe jashtë vendit, për Olsin, politikëbërja duhet parë si proces
bashkëpunues dhe transparent, ku kompromisi dhe përgjegjshmëria janë thelbësore.
Sepse, ai e di dhe e ka treguar deri më tani se si deputet ka detyrimin të peshojë
pasojat sociale, ekonomike dhe ligjore të çdo vendimi, duke garantuar barazi, drejtësi
dhe zhvillim të qëndrueshëm. Vetëm përmes një qasjeje etike dhe gjithëpërfshirëse,
politikëbërja mund të shndërrohet në një instrument real për përmirësimin e jetës së
qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve.
Sepse, Olsi si profesionist dhe politikan e ka treguar me vepra e jo me fjalë se politika e
humb qëllimin pa dimensionin njerëzor, politikbërja duhet të jetë, para së gjithash,
shprehje e përgjegjësisë morale, gjë të cilën Olsi jo vetëm e di mirë, por e tregon mirë
për mijëra banorë. Deputeti e ndan jetën mes Tiranës ku duhet të mbrojë e punojë
projektligje, dhe terrenit në Librazhd e Prrenjas, ku takohet me banorët e diskuton çdo hall me ta, çdo detaj që në fund të fund bën diferencën mes individit/deputet Olsi Komici
dhe politikës së madhe të Tiranës. Sepse banorët e Librazhd/Prrenjas ende nuk janë
zhgënjyer prej tij dhe gjasat janë të mos zhgënjehen asnjëherë, sepse Olsi nuk e ka
qëllim politikën, por e ka mision për ta bërë më të mirë jetën jo vetëm të atyre që e
votuan, por edhe atyre pak që nuk patën besim e ndoshta për “kryeneçësi partiake” nuk
e vunë “X”, apo “+” tek emri i Olsit.
Olsin e sheh në çdo rrugë të pashtruar, në çdo zonë ku ka probleme, në çdo familje që
vuan, por e shesh edhe të angazhuar për jetën artistike të qyteteve, sepse, sipas tij,
tradita nuk mund të përdoret metaforikisht në një zonë, që vazhdon e ruan si thesar.
Ndaj Olsi mos ndrysho! Ata njerëz kanë nevojë shumë vite për ty, pra, më shumë
mandate.

