19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Zbardhet email, nga dosja “Jeffrey Epstein” kur flitet për një vajzë shqiptare! “E gatshme për…”

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti i kontakteve dhe rekrutimit të vajzave të reja, mes të cilave përmendet edhe një vajzë shqiptare që jetonte në Nju Jork.

Në një email të datës 29 mars 2017, i arkivuar me titullin “kandidatët kryesorë”, një person me identitet të censuruar i sugjeron Epstein-it disa vajza për punësim.

Mes tyre, vëmendje të veçantë merr një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se ndodhet në Nju Jork dhe është e disponueshme për të kryer “të gjitha llojet e punës”, por që paraqet vështirësi për shkak të statusit të dokumenteve.

Sipas përmbajtjes së email-it, Epstein-it i është dërguar edhe një video e vajzës, ndërsa kërkohet konfirmim nëse ai dëshiron të komunikojë apo ta takojë personalisht.

“Vajzat e tjera janë interesante, por nuk jetojnë në Nju Jork”, thuhet në dokument, duke e veçuar shqiptaren si rast të veçantë.

Në të njëjtën dosje përfshihet edhe rasti i një vajze tjetër shqiptare, e cila në vitin 2017 kishte aplikuar për një pozicion si asistente personale përmes një ndërmjetësi. Në një email drejtuar Epstein-it, ai informohet se vajza ishte rreth 21–22 vjeçe dhe pyetet nëse duhet të ftohej për intervistë. Dokumentet tregojnë se vajza kishte dorëzuar CV-në, fotografi personale dhe një video prezantuese.

Ndërkohë, informacioni mbi vendbanimin e saj paraqitet kontradiktor: në CV ajo deklaronte se jetonte në Tiranë, ndërsa në një komunikim tjetër thuhej se ndodhej në Paris. Në një email drejtuar vetë Epstein-it, e reja pyeste nëse fakti që nuk ishte me bazë në SHBA përbënte pengesë për punësimin.

Përmendja e Shqipërisë shfaqet edhe në disa email-e të tjera të përfshira në dosje, që datojnë nga vitet 2010 dhe 2013, ku referencat ndaj shqiptarëve bëhen në kontekste personale dhe joformale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat