Prej orës 10:00 Kuvendi është përfshirë në debate dhe tensione që në qendër kanë arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në disa momente gjatë seancës opozita u përpoq të bllokonte foltoren.
Nga foltorja Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ramën se e ka dërguar Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit për ti mbyllur gojën, me Xhevdet Troplinin, një eksponent i njohur i botës së krimit. Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.