19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Qeveria del në Tregjet Ndërkombëtare për të emetuar Eurobondin prej 650 milionë eurosh (do futemi në borxh për 10 vitet e ardhëshme)

Qeveria ka dalë këtë të martë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, për të emetuar eurobondin me vlerën 650 milionë euro. I gjithë procesi i emetimit sipas njoftimit të shpallur nga Bursa e Londrës do të mbyllet brenda datës 11 mars. 

Qeveria synon të marrë këtë eurobond me afat shlyerje 10 vite dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. 

Eurobondi do të përdoret për shpenzimet e qeverisë dhe për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Synimi është që eurobondi i ri të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbente nevojave të vendit.

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

Në total borxhi publik për këtë vit pritet të zbresë në 55.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 56.3% i pritshëm për vitin e shkuar. Sipas skenarit bazë të Ministrisë së Financave borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe të zbresë në rreth 48.5% në vitin 2031. E përkthyer në vlerë viti 2025 planifikohet të mbyllet në vlerën 14 miliardë e 578 milionë euro.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat