19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

UEFA vendos që Ndeshja Ukrainë-Kroaci të zhvillohet në “Elbasan Arena”

UEFA ka vendosur që ndeshja mes Ukrainës dhe Kroacisë për femra të luhet në “Elbasan Arena”. Ky takim që vlen për Ligën e Kombeve do të pritet më 25 shkurt, ora 18:00. Ky ndryshim ka të bëjë me problemet aktuale në Ukrainë.

Njoftimi i FSHF-së:

Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë – Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.

FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat