19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha SPAK-u ka njerëz të ndershëm e kurajozë, por Dumani nuk është i tillë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku theksoi se në radhët e SPAK ekzistojnë prokurorë të ndershëm dhe kurajozë që zbatojnë ligjin, por gjithashtu ka dhe individë që përdorin dosjet për të mbrojtur kriminelët. Berisha ka komentuar gjithashtu arrestimin e Erion Veliajt dhe lidhjet e tij me disa prokurorë, duke i akuzuar ata për ndikime të jashtme. Sipas tij, disa prej këtyre prokurorëve janë të influencuar nga doktrina e George Sorosit.

“Mes prokurorëve të SPAK ka njerëz kurajozë, të ndershëm, që zbatojnë ligjin dhe janë të gatshëm ta zbatojnë atë. Por, absolutisht ka edhe njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova, për të shfajësuar kriminelë. Kur them se SPAK është një organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj çdo anëtar të SPAK si kriminel, por ata që flenë mbi krimin dhe janë marrë peng,” tha Berisha.

Kreu i PD, u shpre se: “Veliaj është përgjegjës se ka firmën për djegësin që nuk ekziston. Djegësi është afera më e madhe e Veliajt. Pse duhet ta marrë të barabartë Altin Dumanin me Olsi Dadon, kur Dumani do që të asgjësojë demokracinë? Ishte dhe një xhelat i sigurimit të shtetit, që kishte njerëzit e vet që punonin tek Veliaj. Ky prokuror mori këtë dosje dhe firmosi. Aty i ndan Dumani dosjet, nuk ka kundërshti në këto që them unë. Çdokush që zbaton ligjin, ka respektin tim. Por përpjekja për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros është e gabuar”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat