13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Do fliste për arrestimin e Veliajt, Rama nxehet me stafin pse nuk u lidh live në Facebook

Kryeministri Rama kishte njoftuar daljen live në Facebook  në orën 8.30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Por për arsye teknike të vetat, ai e nisi komunikimin pa u futur live në facebook, ndërsa sinjali doli vetëm në Instagram. Kur e mësoi këtë nga stafi i tij pas disa sekondash, Rama u nxeh dhe përplasi dorën mbi tavolinë dhe lidhje u ndërpre.

Pas pak minutash lidhja live u realizua në Facebook si çdo të martë e të enjte. Kur transmetimi u rikthye iu drejtua komentuesve:

“Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!”, tha ai.

Videon e gjeni faqen e instagramit Voicenews

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat