14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Trump po mendon të mbështesë fuqishëm kriptomonedhat

Presidenti Donald Trump u shpreh se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Sikurse njofton korrespodentja Michelle Quinn, Presidenti Trump po e zbaton planin e tij që nisje të mandatit të dytë presidencial.

Që në javët e para të detyrës, Presidenti Donald Trump mori hapa konkrete për të përmbushur premtimet e tij zgjedhore lidhur me kriptomonedhat. Ai emëroi një drejtues për kriptomonedhat dhe ka emëruar rregullatorë që janë mbështetës të kësaj industrie. Ai nxorri kripto monedhën e tij dhe ka firmosur një urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat.

Zoti Trump kishte mëdyshje për kriptomonedhat gjatë mandatit të tij të parë. Por ai u duk se ndryshoi mendje gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. Firmat e kriptomonedhave kontribuan ndjeshëm në fushatën presidenciale të zotit Trump. Përkrahësit e kriptomonedhave mirëpritën masat e para të ndërmarra nga e zoti Trump, si një ndryshim nga ajo që e konsideronin si qasje armiqësore të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Urdhëri ekzekutiv dhe komentet e tij, mendoj se ishin shumë në përputhje me atë që kërkuan përkrahësit e kriptomonedhave, me atë që ata donin”, thotë Ben McMillan nga kompania IDX Advisors.

Sipas urdhërit ekzekutiv, një grup pune duhet të shqyrtojë mundësinë e krijimit të një stoku kombëtar të pasurive digjitale nga kriptovalutat e sekuestruara nga qeveria federale.

Po ashtu, urdhëri bën të mundur që firmat e kriptomonedhave të kenë qasje tek shërbimet bankare. Deri tani, këto kompani ishin ankuar se bankat kishin refuzuar që ato të kishin llogari. Por disa kritikë shqetësohen se cënimi i mekanizmave mbrojtës mes industrisë bankare dhe botës së kriptomonedhave bart rreziqe.

“Ky ka qenë një objektiv kryesor i industrisë së kriptomonedhave dhe është diçka që duhet ta vëzhgojmë nga afër për shkak të rrezikut të dëmtimit nga tregjet e kriptomonedhave, një treg shumë i paqëndrueshëm”, thotë Molly White, kritike e kriptomonedhave. Grupi i punës pranë Shtëpisë së Bardhë pritet të rekomandojë masa rregullatore.

“Do të ishte me të vërtetë me vlerë, nëse do të kishim rregullore të qarta, por edhe të drejta e të barabarta, që të mos mbështeten vetëm sipërmarrësit e monedhës digjitale, por gjithashtu të merret parasysh nevoja për mbrojtjen e konsumtatorëve dhe investitorëve”, thotë Ravi Sarathy nga Universiteti Northeastern.

Gjatë muajve të ardhshëm, Presidenti Trump pritet të njoftojë mekanizma të tjerë lidhur me planin e tij për kriptomonedhat.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat