Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar mëngjesin e sotëm (24 nëntor) pro përjashtimit të Elisa Spiropalit. Tashmë zyrtarisht Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta drejtuese të partisë, por mbetet anëtare e thjeshtë. Vetë Elisa Spiropali s’ka qenë e pranishëm në mbledhje e as lideri i cili dha urdhërin e prerë. Elisa Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së pasi nuk është thirrur.
Sikurse e parashikon rregullorja rendi i ditës nuk është njoftuar paraprakisht siç ndodh gjithmonë. Vendimmarrja e Asamblesë të merret e mirëqenë, pa votim formal, ndërkohë që gjysma e Grupit Parlamentar nuk ka ngritur dorën. Të gjitha këto ngrenë pikëpyetje se çfarë e frikëson Edi Ramën që urdhëron të shkelen rregullat e Grupit Parlamentar dhe të shmangë votimin e rregullut? Kujtojmë se vendimi për Spiropalin vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.
Balla e quan sipas standarteve të BE, largimin e Spiropalit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për mediat pas votimit për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.
Balla deklaroi se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste duke shtuar se kjo ndodh edhe në BE.
“Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, u shpreh Balla para gazetarëve.
“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, shtoi ai.
Vendimi për Spiropalin vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.

