14.1 C
Tirana
Tuesday, November 3, 2026

Ajo që flitej lart e poshtë, doli me zë dhe me figurë, Veliaj i shpall luftë të hapur Ramës duke e konsideruar publikisht si njeri pa dinjitet

Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka shkaktuar tërmet pasditen e sotme (2 nëntor) në selinë e PS, teksa ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se e ka kërcënuar në qeli nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Kjo ngjarje shënon përplasjen me të madhe mes Ramës dhe Veliaj, pas më shumë se 20 vitesh “miqësi” mes tyre.

Veliaj, i tërbuar nga pabesia e liderit të tij, thekson se “ka më pak liri sesa Kryeministri Rama, por ka shumë herë më tepër dinjitet se ai”.

Veliaj refuzon “haluçinacionet bolshevike të Ramës”, i cili pretendon se kryebashkiaku i arrestuar ka organizuar ose financuar protestat. Gjithashtu, Veliaj e sfidon kryetarin e Partisë Socialiste që të publikojë një provë të vetme që e lidh me protestat, ose, në të kundërt, kryeministri duhet të largohet.

Më tej, ai i ka shpallur luftë të hapur Ramës teksa zbuloi se e ka kërcënuar se nëse nuk pranon përfshirjen në protesta do ti shtojë akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302”.

Kryebashkiaku i Tiranës tregon se Rama e ka kërcënuar “se do ta kalb në burg” nëse nuk delegonte firmën e tij te një i përzgjedhur nga kreu i qeverisë, që sipas Veliajt është Arbër Hajdari.

Ndër të tjera, Veliaj ka përshkruar takimin me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, të zhvilluar të premten në orën 22:30, pas 20 muajsh pa një takim të tillë.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.

– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).

– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat