19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestohet Erion Veliaj, ‘arrest shtëpie’ për Ajola Xoxën, GJKKO vendosi ‘detyrim me paraqitje’ edhe për 5 biznesmenë

Arrestohet kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Me vendimin e gjykatës në duar agjentët e BKH-së u paraqitën në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t’i komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Më pas me makinën e tij Veliaj u shoqërua drejt bllokut të sigurisë, në rrugën Mine Peza” në Tiranë. 

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur në total 7 masa sigurie:  ‘arrest me burg’ për Erion Veliajn,  arrest shtëpie’ për bashkëshorten e tij  Ajola Xoxën dhe ‘detyrim me paraqitje’, për biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Masa e sigurisë për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa nuk është ekzekutuar ende pasi ndodhet për kurim jashtë Shqipërisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat