21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Unaza e Dua Lipës bëhet trend (Dhurata ideale për Shën Valentinin)

Dua Lipa, u fotografua për herë të parë me një unazë diamanti në gishtin e katërt të dorës së majtë në muajin dhjetor, spekulimet për një fejesë të mundshëm me aktorin Callum Turner arritën në kulm.

Edhe pse asnjëra palë nuk ka bërë koment publik për thashethemet, “shfaqja” e tyre romantike te Kulla e Eifel gjatë Javës së Modës në Paris, sipas prestigjiozes “Vogue”, vetëm i shtoi spekulimet.

Megjithatë, gazetarja Emily Chan e Vogue ka shkruar se përkushtimi i yllit për ta mbajtur këtë unazë në gishtin e katër është një konfirmim.
Nëse është zyrtare apo jo, unaza e Dua Lipës, një unazë me rreth të trashë me ari të verdhë 18 karatë me një diamant 2 karatë në mes, e cila vlerësohet të jetë rreth 30,000 funte britanike, tashmë është bërë trend në vitin 2025.

Edhe pse trendi i unazave të trasha për fejesë mund të duket si zgjedhje më e veçantë në ditët e sotme, ky stil ka rrënjë që datojnë që nga periudha viktoriane.

Në ditët e sotme, përdoruesit po zgjedhin t’i japin një risi moderne këtij stili. 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat