Për herë të parë stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, derbi Partizani Tirana, nisi me sherrin e tifozëve, e përfundoi me grushtat mes lojtarëve.
Gola, luftë sportive pa ide, emocione e gjaknxehtësi, kartonë të verdhë, të kuq dhe grushte. Gjithçka ndodhi në fund. Ndeshja që u mbyll 1-1 në “Arenën e Demave” i prodhoi të gjitha. Pavarësisht si shkoi ndeshja koridoreve të kryeqytetit flitet se situata e Tiranës lidhet me kullat që pritet të ngrihen në perimetrin e stadiumit “Selman Stermasi”.
Tirana ishte e para që shënoi me Ernest dhe u duk se po merrte tre pikët, por Sembene barazoi për Partizanin në të ‘90-tën. Kaq mjaftoi që të shpërthente në tribunë dhe fushë. Situata u tensionua duke sjellë përplasje mes dy kampeve.
Arbitri Hamiti nxori gjashtë kartonë të kuq. Edhe një efektiv përfundoi në spital pasi u qëllua sipas policisë nga tifozët e Partizanit.