24.2 C
Tirana
Friday, June 19, 2026

PS mbledh nesër kabinetin dhe grupin parlamentar, burime afër Kryeminsitrit: Mund të ketë ndryshime në qeveri (Ja ministrat që mund të lenë detyrën)

Socialistët do të mbajnë nesër në Pallatin e Brigadave mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar, ku të pranishëm do të jenë deputetët e ministrat e qeverisë Rama. Takimi do të mbahet të në orën ndërsa fokusi pritet të jetë tek ecuria e procesit të integrimit europian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec. Burime afër Kryeministrit Rama i thanë voicenews.al, se janë kryer sondazhe se si do pritej ndryshimi i disa ministrave në qeveri, në një kohë kur protesta po hyn në javën e katërt të saj. Burimet nuk janë njohur me sondazhet, por konfirmuan se Rama është gati të largojë gjysmën e qeverisë për performancë të ulët. Të sigurtë që mbeten jashtë riformatimit të qeverisë së re janë Ministrat Sala, Jaupaj, Pirdeni dhe Malaj, ndërsa me probabilitet të lartë për të lënë detyrë mbeten ministrat Salla dhe Lamallari.

Performanca e qeverisjes pritet të jetë një nga pikat kryesore të diskutimeve gjatë mbledhjes për shkak të vëmendjes që ka marrë çështja e Zërnecit, protestave të zhvilluara dhe jehonës ndërkombëtare që i është bërë këtij projekti. Gjithashtu, Kryetari i Grupit, Taulant Balla, parashikohet të bëjë një informim të zgjeruar mbi detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e të njëjtit format, përfshirë performancën e anëtarëve të Grupit parlamentar.

10:00 – Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama

Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve të Grupit Parlamentar.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat