Ndërkohë qytetarët kanë njoftuar sot në orën 18:00 një tjetër protestë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, kundër Paketës së Maleve dhe ofrimit të terapisë hormonale në QSUT. Kryeministri Edi Rama ka vijuar mbrojtjen e projektit të investimit në Zvërnec, duke iu përgjigjur ashpër kritikëve dhe akuzave që, sipas tij, janë ngritur mbi bazën e shpifjeve dhe dezinformimit. Rama tha se debati i ditëve të fundit e ka bërë madje të reflektojë edhe për largimin nga drejtimi i vendit, por theksoi se do të vazhdojë të udhëheqë Shqipërinë drejt objektivave që, sipas tij, i shërbejnë interesit kombëtar.
” Unë nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që i thonë vetes myslimanë, po vetëm myslimanë nuk janë. Vetëm Allah dhe Kuran nuk kanë. Sepse bëjnë përditë krimin e ndaluar nga Kurani për të helmuar njerëzit me shpifje. Po si mund të jem unë një herë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë? Pyeteni veten, si ndodh kjo? Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari, dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto, dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë shumë të habitshme. Janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’ju përulem thellë për ndjenjën e madhe që më keni bërë, dhe t’ju kërkoj ndjesë për të ikur në shtëpi dhe për t’ju lënë në duart që do zgjidhni vetë pastaj për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Por, kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë. T’ju udhëheq, drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju. Dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur këtë që kemi nisur bashkarisht, falë votës tuaj, me të cilën ja kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo ku është, me të cilën i kemi dhënë vlerën që ka flamurit tonë në sytë e të huajve, dhe me të cilën unë dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin… “, u shpreh Rama.

