27.5 C
Tirana
Tuesday, May 26, 2026

Shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit, Petri Bozdo intervistë pa kohë më parë për Top News: Kam bërë 20 aksidente, i jap shpejt makinës

Policia ka arrestuar regjisorin i njohur Petri Bozo, i cili drejtonte mjetin që përplasi pë vdekje vogëlushin 7 vjeçar. Ngjarja ndodhi në aksin “Elbasan–Librazhd”, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e cila ndodhet buzë rrugës nacionale.

Sipas burimeve policore, pas ngjarjes Bozo ka deklaruar se nuk po lëvizte me shpejtësi, megjithatë autoritetet dyshojnë se automjeti mund të ketë qenë mbi limitet e lejuara. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë ende. Sipas informacioneve paraprake, i mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën, ndërsa vetë ndiqte mësimin pasdite në të njëjtin institucion arsimor.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po lëviznin drejt një dyqani aty pranë. Në ato momente dyshohet se fëmija është shkëputur nga dora e së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo. Ndërkohë, pak kohë më parë, gjatë një interviste për Top News regjisori kishte folur edhe për përvojat e tij në drejtimin e automjetit, duke treguar se gjatë jetës kishte qenë i përfshirë në më shumë se 20 aksidente rrugore, edhe pse kishte theksuar se vetëm njëherë ishte ndier realisht në rrezik për jetën. Më poshtë linku i intervistës https://rumble.com/shorts/v7aehyg

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat