25.5 C
Tirana
Thursday, May 21, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot votimi përmes postës, hapat që duhet të ndjekë Diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se nga sot, 21 maj ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, ndërsa procesi do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.

Me postë për këto zgjedhje pritet të votojnë rreth 105 mijë votues. Përmes një njoftimi në Facebook, KQZ ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit për realizimin e votimit me postë. Sipas institucionit, pakoja me fletëvotim do të dërgohet në adresën e banimit të votuesit.

Pas pranimit të saj, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtësisë dhe më pas bashkë me dëftesën e regjistrimit ta fusin në zarfin kthyes.

KQZ ka bërë të ditur se votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, duke theksuar se ai duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës jo më larg se 6 qershor 2026.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat