20.5 C
Tirana
Friday, May 15, 2026

Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale: Nëse vdes…

Një letër satirike që pretendohet se i është lënë nga Donald Trump zëvendëspresidentit JD Vance në rast vdekjeje është bërë virale në mediat amerikane, pasi u publikua nga Daily Beast.

Dokumenti u përmend fillimisht nga Sebastian Gorka, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat i afërt i Trump, gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”.

Sipas Gorkës, Trump i kishte lënë “udhëzime sekrete” JD Vance në rast se ai “vritej” gjatë kohës që ishte në detyrë. Edhe pse Gorka nuk dha detaje për përmbajtjen, Daily Beast publikoi tekstin e plotë të letrës, e cila është shkruar në stil ironik dhe me tone provokuese.

Në letër, Trump imagjinon vdekjen e tij dhe i jep udhëzime Vance për mënyrën si duhet të organizohet trashëgimia e tij politike dhe personale. Ai përmend një “varr prej ari” në Palm Beach, kërkon që biblioteka e tij presidenciale të ndërtohet në Malin Rushmore dhe që fytyrat e presidentëve të tjerë të zëvendësohen me katër versione të tijat.

Teksti përfshin gjithashtu sulme ndaj NATO-s, Evropës, demokratëve dhe figurave të njohura publike, ndërsa Trump i kërkon Vance që të vazhdojë stilin e tij politik edhe “më çmendur”. Në një pjesë tjetër, ai bën shaka edhe me familjen e tij, përfshirë djemtë Donald Jr. dhe Eric, si dhe djalin e tij Barron.

Letra përmban edhe referenca për Melania Trump, funeralin e Jimmy Carter, Çmimin Nobel, si dhe teori konspirative dhe komente satirike për mediat amerikane.

Publikimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat amerikane, me shumë komentues që e cilësojnë tekstin si një përzierje satire politike dhe humori absurd, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë një tjetër provokim të lidhur me figurën e Trump.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat