Policia ka arritur të identifikojë dy vajza nga Korça, të cilat dyshohet se janë përgjegjëse për menaxhimin e një adrese me përmbajtje denigruese në “Instagram”.
Në bazë të informacioneve, në faqen e instagramit publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për bashkëmoshataret e tyre, me të cilat ishin në “rivalitet” dashurie.
Vajzat pritet të mos lihen në burg përshkak të moshës dhe rrezikshmërisë së veprës penale.