21.5 C
Tirana
Tuesday, April 7, 2026

Paraqitet në SPAK ish-drejtoresha e IKMT-së dhe e Kadastrës, Dallëndyshe Bici

Ish-drejtoresha e Kadastrës dhe IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Bici është parë të hyjë e vetme në SPAK. Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.

Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti. Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat