14.5 C
Tirana
Sunday, March 22, 2026

Rama riformato PS, largon 3 drejtues politik në qarqe! Spiropali “siguron” pjesëmarrjen në listë të hapur

Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke larguar disa prej emrave të njohur të kësaj force politike. Duket se ndryshimet më shumë se rifreskim strukturash, janë për të degdisur Elisa Spiropalin, e cila ishte drejtuese në qarkun Tiranë.

Nga detyra e drejtuesit politik në Kukës është larguar Eduart Shalsi, ndërsa në Shkodër është zëvendësuar Benet Beci me Enea Karakaçin, ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci akuzohet nga SPAK për një tender 700 mijë euro, ndërsa dosja në ngarkim të tij dhe 6 punonjësve të KESH ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e kësaj dosje është edhe bashkëshortja e Evis Berberit, Adela Ruko.

Po ashtu, ndryshim është bërë edhe në Durrës, ku nga posti i drejtueses politike është larguar Emirjana Sako, kryebashkiakja e qytetit bregdetar.

DREJTUESIT NË QARQE
Tiranë – Taulant Balla
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Durrës-Blendi Klosi
Shkodër- Enea Karakaçi
Lezhë- Ermal Nufi
Kukës- Erion malaj
Dibër- Ulsi manja
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Çuçi

Shpërndarja e deputetëve të PS në njësitë e Tiranës:

Njësia 1- Lindita Nikolla

Njësia 3- Iris Luarasi dhe Edona Bilali

Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti

Njësia 5-Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj

Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino

Njësia 7-Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu

Njësia 8- Igli Hasani, Vilma Premti

Njësia 9- Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka

Njësia 10- Besfort Lamallari

Njësia- 11 Eduard Shalsi

Në njësinë 13- Elisa Spiropali

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat