15.5 C
Tirana
Friday, March 13, 2026

Ambasadorja e SHBA-së në Athinë, i shkon Ramës në zyrë me veshje provokuese, Kryeministri vendos të filmojë me kamera “amatore” përqafimin “hot”

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, u takua mbrëmë me Edi Ramën në Kryeministri, teksa u shfaq me minifund, duke ngjasuar më tepër me një ikonë e muzikës sesa një zyrtare. Sigurisht që Rama i vënë në siklet nga çështja Balluku nuk mund ta humbte rastin për të bërë “show”.

Vizita mbetet misterioze, pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por për Ramë erdhi si një pikë ujë në shkretëtirë. Por një detaj ra në sy, veshja e ambasadores amerikane. Edhe pse nuk ishte takim zyrtar, veshja e saj duket në selinë qeveritare duket e papërshtatshme për një përfaqësuese të nivelit diplomatik. Ajo kishte veshur një fustan shumë të shkurtër dhe provokues, për të kapur vëmendjen e shqiptarëve që “vdesin” për lajme të tilla.

Në mediat sociale kanë shpërthyer polemika edhe më herët mbi përshtatshmërinë e veshjes së Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, në një aktivitet zyrtar. Guilfoyle, ish-e dashura e Trump Jr., djalit më të madh të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, u bë ambasadorja e parë femër në Greqi në shtator pas inaugurimit të administratës Trump.

Nuk është hera e parë që Guilfoyle provokon me veshjen 

Në një aktivitet të kohëve të fundit për Ditën e Falënderimeve të organizuar nga Dhoma Amerikano-Helene e Tregtisë, ajo veshi një fustan të zi transparent që i zbulonte të brendshmet, duke shkaktuar kritika se një veshje e tillë ishte “e papërshtatshme për një ambasador që përfaqëson SHBA-në në një aktivitet zyrtar”.

Opinionet mbi veshjen e Guilfoyle janë të ndara, me disa që e lavdërojnë atë për “besimin e tepruar”, ndërsa të tjerë argumentojnë se ishte “e papërshtatshme për një figurë që përfaqëson SHBA-në në një rast formal”.

Guilfoyle, një avokate dhe ish-personalitet i Fox News, njihet gjerësisht si ish-e dashura e Trump Jr. dhe ish-gruaja e Gavin Newsom, guvernatorit demokrat të Kalifornisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat