Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Një automjet tip KIA është përplasur me një Benz, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Si rezultat i përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip KIA, 39-vjeçarja Nertila Abazaj.
Ndërkohë, drejtuesi i Benzit dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

