4.5 C
Tirana
Thursday, February 26, 2026

Rama mbledh nesër Grupin parlamentar të PS, me pretekstin e ‘bilancit’ të punës së qeverisë, por në të vërtetë do vendoset për fatin e Ballukut

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama dhe më pas do të vijohet me një prezantim të punës nga ministrat për dikasteret që ata mbulojnë.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Rama  dhe më pas do të vijohet me një prezantim të punës nga ministrat për dikasteret që ata mbulojnë. Sipas axhendës, ministrat do të kenë 7 minuta kohë në dispozicion për të prezantuar raportet e tyre.

Ndonëse nuk është në axhendë, maxhoranca pritet të vendosë nesër edhe mbi fatin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat