4.5 C
Tirana
Thursday, February 26, 2026

Prishtina tallet me Interin duke kujtuar Bodo/Glimt: Ne kemi ditur të bëjmë histori në Europë

Interi u turpërua nga Bodo/Glimt në “San Siro” duke u mposhtur me rezultatin 1-2 dhe në Norvegji humbi me shifrat 1-3, duke bërë që të eliminohet nga Championsi.

Një rezultat që nuk e priste askush dhe padyshim ishte befasues. Ekipi që eliminoi zikaltërit është mundur nga një klub shqiptar në Europë pak vite më parë dhe bëhet fjalë për Prishtinën.

Kjo e fundit ka publikuar mbrëmë disa foto nga ndeshja duke e rikujtuar fitoren 2-1 kundër Bodos. Një mesazh ky edhe për Interin që nuk mundi të bënte asgjë kundër norvegjezëve.

“Këto pamje na rikthejnë pas në kohë, kur FC Prishtina arriti të mposhtë FK Bodø/Glimt (2:1), skuadrën që sot është sensacion në UEFA Champions League. Një kujtesë e fortë se edhe ne kemi ditur të bëjmë histori në Evropë. Me besim, përkushtim dhe ambicie, FC Prishtina mund të rikthejë netët e mëdha evropiane dhe të synojë sërish majat e futbollit kontinental” thuhet në postimin e ekipit të Prishtinës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat