11.5 C
Tirana
Wednesday, February 18, 2026

Zyrtari i PE, David McAllister e konsideron çështjen “Balluku”, test për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, në një konferencë për mediat nga Tirana është pyetur sërish për çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

McAllister u shpreh se nuk është në pozicion të komentojë rastë individuale në detaje ligjore, por theksoi se çështja që përfshin Ballukun është një test kritik për Shqipërinë në luftën e saj ndaj korrupsionit.

“Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit. Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.

Megjithatë, McAllister theksoi se përtej aspektit ligjor, ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike.

“Kjo është gjithashtu një pyetje për përgjegjësinë politike dhe duhet të zgjidhet brenda qeverisë shqiptare”, u shpreh kryetari i AFET.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat