12.5 C
Tirana
Saturday, February 14, 2026

“Përgjaket Shën Valentini” 18 vjeçarja vetëplagoset, shpallet në kërkim i dashuri dhe arrestohen dy anëtarë të familjes Gjuta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë ka mbetur e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomikut. Vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa janë zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes apo vendi i saktë ku ka ndodhur plagosja.

Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në gjoks.

Në pranga për moskallëzim krimi ranë shtetasit Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta).

E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital rreth orës 00:15 nga Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Pas hetimeve 48-vjeçarja së bashku me Vladimir Gjutën kanë rënë në prangat e policisë, teksa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndaj të pestëve rëndojnë veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë një prej personave të shpallur në kërkim, E. Gj., 22 vjeç i cili rezulton edhe si i dashuri i të së resë rëndon edhe vepra penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat