12.5 C
Tirana
Saturday, February 14, 2026

Ndryshimet në Kodin Penal, SHBA “mesazh” Ramës: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, thelbësore në luftën kundër krimit

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një reagim lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimit për ndërhyrje në legjislacion nga kryeministri Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Euronews Albania, Ambasada shprehet se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces, teksa thekson se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, tha në reagimin e saj Ambasada Amerikane.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat