Sikurse flitej nën zë në Tiranë, Rama ka dal hapur sot duke deklaruar se do ndërhyjë në ligjet që rregullojnë reformën në drejtësi. Me “sebepin” se ka një boshllëk ligjor, Rama ka lançuar disa piketa gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku e pranishme ishte edhe Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Pasi “sqaroi të vetët”, Edi Rama ka zbuluar në rrjetin social X tre konkluzionet që ka dalë PS pas mbledhjes së Grupit Parlamentar mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjen e pezullimit të për zv/kryeministres.
Pasi nuk la gur pa lëvizur për të shpëtuar krahun e tij të djathtë nga prangat, Rama shprehet se funksionet e padelegueshme kushtetuese, nuk mund të pezullohen nga askush. Sipas tij grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, ndërsa thekson s ee vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u.
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga:
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.
Një shtesë nga ana ime:
SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

