13.5 C
Tirana
Friday, February 6, 2026

Atentati në berberhanen në Lezhë, Gjykata i jep të drejtë Prokurorisë, lë në burg efektivin e policisë

Sot, Gjykata e Lezhës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë së Shtetit Besart Kovaçi, i cili ishte i pranishëm në atentatin e regjistruar pak ditë më parë në një berberhane në Rrilë të Lezhës.

Nga atentati mbeti i plagosur Sokol Daci, ndërsa efektivi dyshohet se u është kundërpërgjigjur autorëve me armë.

Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Kovaçi i ka qëndruar deklarimeve të tij, duke pretenduar se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, pasi kishte konstatuar praninë e personave të armatosur.

Megjithatë, pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Efektivi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ngjarja

Atantati ndodhi mbrëmjen e 1 shkurtit ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj berberhanes së Sokol Dacit, duke e lënë të plagosur rëndë.

Mësohet se shënjestra e atentatit, ka qënë Merando Nikulaj i cili ndodhet në berberhane bashkë me policin Besard Kovaci.

Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin Besard Kovaci duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët kanë qenë me dy automjete, një Audi dhe një Passat, dhe kanë vëzhguar e ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë ndaluar duke zbritur nga makinat.

Dy kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi polici në berberhane është kundërpërgjigjur. Brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.

Dyshohet se ky atentat vjen nga një sherr i ndodhur më 9 mars të vitit 2025 në Shëngjin, ku të përfshirë kanë qenë Eliseo dhe Gerardo Ndoka. Mirëpo, asokohe policia njoftoi se mes tyre kishte ndodhur një aksident rrugor dhe jo përplasje.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat