13.5 C
Tirana
Friday, February 6, 2026

U “mpreh” se do bëhej ministër, Rama i gjen vetëm një vend pune Shkëlqim Hajdarit, duke e emëruar Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e Prefektit të Tiranës, me vendim të Qeverisë, një funksion i rëndësishëm ky në administratën qendrore të qarkut.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

Në korrik 2016, Shkëlqim Hajdari u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm nga Këshilli i Ministrave, një post që e mbajti për më shumë se 9 vjet. Në këtë detyrë ai mbikqyri funksionimin e inspektorateve të ndryshme në vend, në varësi të kryeministrit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat