9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Fermeri i ngre zërin Ramës: Jemi shtresa më e pambrojtur! Kryeministri: Mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ulu ka radhë… (Debati i plotë)

Një fermer nga Divjaka i ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e pambrojtur. Kjo ka bërë që kryeministri të revoltohet, dhe drejtuar fermerit i kërkoi që të ulej dhe të mos fliste pasi nuk ishte radha e tij. Megjithatë diskutimi vijoi sepse fermeri u shpreh se nuk është e nevojshme të bëhet politike pasi duhet zgjidhje për problematikat me të cilat përballen fermerët.

Fermeri: Nuk të vinë informacionet mesa kuptoj…

Rama: Nga e kupton këtë ti?

Fermeri: Një minutë, jam fermer!

Tentojnë që të mos flasë.

Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.

Rama: Unë politikë bëj, se mohoj. Të lutem, te lutem!

Fermeri: Kam respekt, por ne e marrim mallin….

Rama: Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Ti nuk do e marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu, ulu! Uaa. Sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor
Do mbaj familjen, nuk mbahet me fjalë. Jemi në hall.

Fermeri: Do flas…

Rama: ka 500 veta këtu. Sikur të çoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, do të bëhej këtu…Unë s’të dëgjoj dot se do iki. Por ajo që the është e pamundur. Nuk ekziston në një ekonomik të hapur mbyllja e kufijve të produkteve se do ti. Edhe një herë tjetër, edhe përpara se të marrësh përsipër që të akuzosh se ky kështu apo ashtu…

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat