9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

ILD vlerëson asistencën e EU4Justice nëpërmjet trajnimeve të trupës së inspektimit dhe shkëmbimit të eksperiencave me homologë nga vende të BE

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit EU4Justice “Duke reflektuar mbi arritjet dhe duke parë përpara me institucionet e pavarura të drejtësisë dhe partnerët në Shqipëri” që bëri bashkë drejtues e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të ekzekutivit, profesionistë të së drejtës etj., për të evidentuar arritjet kryesore, për të nxjerrë në pah përparësitë strategjike bazuar në mësimet e nxjerra dhe për të siguruar mbështetje dhe angazhim të dukshëm, nga partnerët dhe aktorët institucionale për mbështetjen e reformave.

Inspektori i lartë i Drejtësisë u përfaqësua në konferencë nga Sekretarja e Përgjithshme e ILD-së, znj. Dëshira Pasko, e cila përcolli disa reflektime të institucionit mbi bashkëpunimin gati 3 vjecar me EU4Justice.

“Asistenca profesionale e Bashkimit Evropian, dikur me misionet EURALIUS e deri tek programi EU4Justice ka qenë gjithmonë e rëndësishme në mbështetjen e institucioneve shqiptare të drejtësisë, në zbatimin e reformave që sigurojnë rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në vendin tonë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka qenë një nga përfituesit, që eksperiencën e marrë e ka përkthyer në efikasitet në veprimtarinë e vet të përditshme. Duke iu përgjigjur nevojave të ILD-së, bazuar në prioritetet strategjike të institucionit, EU4Justice ka qenë një partner prezent, që ka ofruar në vijimësi mbështetje teknike përmes aktiviteteve të targetuara profesionale për institucionin tonë” tha Pasko.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat