9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Familjarët e viktimave vlerësojnë drejtësinë e re për 21 Janarin, kurse Rama sulmon SPAK: Bëri sikur kjo çështje nuk ekziston

Ndryshe nga vitet e tjera, në konferencën e mbajtur para familjarëve të viktimave të 21 Janarit, kryeministri Edi Rama drejtoi gishtin nga SPAK, kur tha se për vite me radhë, “bëri sikur kjo çështje nuk ekziston”. 

Teksa përsëriti se drejtësia ka munguar për atë që është cilësuar si krim shtetëror, Rama tha se prokurorët e SPAK-ut, paguhen më shumë sesa vetë Kryeministri dhe Presidenti.

“Në emër të drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vjetësh ne u bëjmë veç duvara dhe hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetja dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin e gabimeve të tyre, ndonjëherë shqetësuese. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe më tregon sesa më i madh bëhet në çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë dhe pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vite pa drejtësi” tha Rama.

“Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre që janë nën dhe, nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër, as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë të individëve të veshur me pushtet politik, nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë së 21 janarit. Nuk ka mjaftuar as vendimi rrëqethës i gjykatës së Strasburgut, që prokurorët special t’ja kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë. Në emër të drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vjetësh ne u bëjmë veç duvara dhe hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetja dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin e gabimeve të tyre, ndonjëherë shqetësuese, si gabimet e një institucioni të ri. Halli është sesa herë vjen kjo ditë tragjike. Vijnë mbi kurrizin tonë dhe gurët e mllefit dhe shumëkujt në këtë vend që ndihet i tradhtuar dhe i përdorur në besimin e vet te drejtësia e re. Unë ndihem i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë kur shoh sesi kaloi dhe një vit tjetër dhe 21 janari erdhi me padrejtësinë mbi shpinë” u shpreh Rama.

Rama shtoi se: “Edhe me orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike të krimeve shtetërore, nuk e kam menduar që reforma për drejtësi, për të cilën 21 Janari ka qenë një prej burimeve të energjisë sonë, për ta çuar përpara këtë reformë dhe pastaj strukturat speciale, nuk do të ngrinin asnjë akuzë të vërtetë për 21 Janarin, as pas 15 vjetësh nga vrasjet mizore në bulevardin kryesor të Shqipërisë. Fatkeqësisht për vite me radhë, edhe vetë SPAK bëri sikur kjo çështje nuk ekziston. Kur i është dashur SPAK-ut ka hetuar dhe ka ngritur akuza edhe me një letër anonime, duke mbajtur peng punë me interes shtetëror dhe punonjës shteti. Ishte i paepuri Mark Nika, ungji i të ndjerit Aleks Nika që e çoi çështjen deri në Strasburg“.

Ndërsa xhaxhai i një prej viktimave Mark Nikaj u shpreh në një intervistë televizive se: “Kemi vërejtje kuptohet, por dosja e 21 Janarit ishte e masakruar, prokurorët dhe hetuesit po bëjnë një punë të lavdërueshme për ta restaruar këtë dosje dhe çështja t’i jepet drejtësisë”

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat