9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Me Brojën në formacion, Burnley ndal Liverpool në Anfield, ndërsa United mposht City-n në derbin e Manchester-it

Një tjetër hap fals për Liverpool, vetëm 1-1 në Anfield kundër Burnley, që kishte në fushë nga minuta e pare sulmuesin e kombëtares Armando Broja. Formacioni i drejtuar nga Slot nis menjëherë shumë fort dhe fiton një penallti në minutën e 32’ me Szoboszlai. Nga pika e bardhë hungarezi godet shtyllën, me mysafirët që shpëtojnë. Reds nuk demoralizohen dhe në minutën e 42’ gjejnë gjithsesi golin e 1-0 me Wirtz, pas asistit të Jones. Njerëzit e Parker befasojnë kundërshtarët në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 65’ me Edwards. Vendasit në rreth gjysmë ore të mbetur provojnë në çdo mënyrë të kalojnë sërish në avantazh, por pa ia dalë. Me këtë 1-1 Liverpool ngjitet në 36 pikë, vetëm një mbi Manchester United-in me 35. Pikë e rëndësishme për Burnley, që shkon në kuotën 14.

Në javën e njëzet e dytë të Premier League, Manchester City pëson humbje në derbin kundër United: debutim perfekt për Carrick në pankinën e Red Devils, 2-0 ndaj Guardiolës me vulën e Mbeumo (65’) dhe Dorgu (76’). Me të njëjtin rezultat Chelsea në Stamford Bridge mposht Brentford: Blues kalojnë në avantazh me Joao Pedro në minutën e 26’, më pas Palmer mbyll llogaritë me penallti në të 76’. Vetëm barazim 1-1 për Liverpool në shtëpi me Burnley, bie Tottenham.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat