9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Arratisja e Ndocit arrestohen 8 zyrtarë dhe shkarkohet zinxhiri drejtues! Drejtoria e Burgjeve: S’na informuan për vizitën as ne dhe as Policinë

Një ditë pas arratisjes së Altin Ndocit janë arrestuar 8 zyrtarë prodhoi deri më tani arratisja e Altin Ndocit teksa ishte shoqëruar për vizitë nga paraburgimi i Durrësit, në spital. Kryesorët janë policët e grupit të shoqërimit, që e nxorën nga ambulanca e burgut pa pranga, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje e grup kriminal. Për lëvizjen e Ndocit nuk u njoftua as drejtoria e Burgjeve dhe as policia. Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit dhe gjithë zinxhirin komandues.

Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve doli me një njoftim zyrtar. 8 persona nga burgu i Durrësit u arrestuan dhe pezulluan nga detyra. 4 të tjerë nga zinxhiri drejtues u shkarkuan. Mes të arrestuarve, 5 policë nga grupi i shoqërimit, të cilët lëvizën me ambulancën e burgut, Altin Ndocin nga qelia në spital, në shkelje të procedurave, pa e prangosur, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje, konsideruar krahu i armatosur i organizatës kriminale të Çopjave të Elbasanit

Sipas drejtorisë së Burgjeve, Altin Ndoci ka kryer më 13 janar “një konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg”. Në njoftim nuk bëhet me dije që Ndoci të ketë pasur ndonjë urgjencë mjekësore, që të justifikojë vënien në lëvizje të menjëhershme të strukturave të burgut, të cilat planifikuan shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës brenda të njëjtës ditë.

Vizita është kryer në dhomën e izoluar në repartin infektiv në spitalin e Durrësit, ku më tej i është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga 2 policët që e ruanin te dera e dhomës spitalore, por gjatë këtij momenti i sulmoi dhe u arratis.

Për këtë shoqërim, nuk u njoftua drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, dhe as policia e Durrësit, as për vizitën mjekësore, as për planin e masave. 


TË ARRESTUAR DHE SHKARKUAR NGA DETYRA

Aulon Çuko- kryeinfermieri i Burgut të Durrësit (shkarkuar)

Dezdemon Pazaj- Zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit  (shkarkuar)

Dorian Saraçi – Kryeinspektor (shkarkuar)

Sali Ferollari – Inspektor (shkarkuar)

Preng Marvataj – Inspektor (shkarkuar)

Fation Baçi – Inspektor  (shkarkuar)

Aranit Çela – Kryeinspektor (shkarkuar)

Violeta Uka- Komisare (shkarkuar)

VETËM TË SHKARKUAR NGA DETYRA

Indrit Cerloj – Drejtor i Burgut Durrës

Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

Idajet Calamaj– Punonjës i Policisë së Burgjeve;

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat