9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

“Këshillon” klientin e tij Ergys Agasi t’i shmanget drejtësisë, Maks Haxhia: Vetëm nëse do të jetë i çmendur…

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia ka deklaruar se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI. Ai ka zbuluar edhe arsyen pse Agasi nuk paraqitet në organet e drejtësisë, në një kohë që ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest.

“Akuza absurde. Një person që nuk është i veshur me pushtet akuzohet për veprimtari si shkelje e barazisë në tendera apo heqje e lirisë së një personi për mos pjesëmarrje në tendera. Agasi nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI. Agasi i ka mbaruar punët e tij, por vetëm një njeri që do që t’ia hedhin çelësat në det mund të paraqitet në organet e drejtësisë. Në kushtet që nuk ka asnjë provë e material për provat që i ngrihen, vetëm nëse do të jetë i çmendur duhet të vijë të paraqitet. Komunikime me të nuk kam, pasi kontakte deri tani e kam më familjarët e tij”, tha Haxhia.

Haxhia informoi se i kishte dërguar letër institucioneve më të larta të Drejtësisë, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive të personave që kanë për detyrë ruajtjen e informacionit brenda dosjeve, të cilat sipas tij iu shpërndanë publikut.

“Ne i kemi bërë një letër institucioneve të larta të drejtësisë, duke nisur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, KLP dhe prokurorit të çështjes, KLGJ dhe gjyqtarit të çështjes, për të nxjerrë përgjegjësitë ndaj atyre personave që e kanë për detyrë ruajtjen e këtyre informacioneve, që i kanë vënë në dispozicion të publikut. Qoftë përgjegjësia administrative e penale, por ajo që është kryesorja është për të kthyer situatën në normalitet. Sepse ky është një procedim i vitit 2023 dhe ne si mbrojtje nuk kemi absolutisht asnjë material. Kemi vetëm vendimin e parë të caktimit të masave të sigurisë dhe sot unë erdha për të parë nëse është zbardhur vendimi i pyetjes së të pandehurit në bazë të nenit 248, i cili akoma nuk është zbardhur. Dhe në këto kushte, mbrojtja është e paralizuar dhe në kushtet e një terri të plotë informativ lidhur me materialet e dosjes” tha Haxhia.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat