15.5 C
Tirana
Friday, December 19, 2025

Lajm për të zvendosur vëmendjen!? Rama njofton rihapjen e Tik-Tok në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social TikTok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri.

Në një intervistë për Politico, Rama bëri me dije se qeveria ka arritur një partneritet me platformën dhe së shpejti do t’i prezantojë publikut shqiptar masat e reja mbrojtëse.

“Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”, tha Rama, duke shtuar se ishte i befasuar nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim.

Rama theksoi se: “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona.”

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat