9.5 C
Tirana
Saturday, December 13, 2025

Pikasi që po e ndiqte policia shoferi braktis makinën me 193 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

Mediat greke raportojnë se një operacion i përbashkët mes Departamentit të Narkotikëve të Janinës dhe Policisë së Konicës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge në kufirin shqiptaro-grek. Sipas autoriteteve greke, në orët e para të mëngjesit janë kapur plot 193 kilogramë e 212 gramë marijuanë, të ndara në 125 pako, të fshehura në një automjet me targa të huaja.

Shoferi i mjetit, duke kuptuar praninë e policisë, tentoi të shmangte kontrollin duke bërë një kthesë të menjëhershme dhe duke rritur shpejtësinë. Gjatë ndjekjes, ai humbi kontrollin e makinës, e cila devijoi dhe ndaloi. Më pas, drejtuesi u largua me vrap, duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar i zonës, duke arritur të shpëtojë përkohësisht nga kapja.

Automjeti u sekuestrua nga autoritetet, ndërsa hetimet për identitetin e drejtuesit janë në vijim nga Departamenti i Narkotikëve dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Epirit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat