Pas gati tre muajsh pritje pas emërimit gjyqtar, 42 magjistratët e rinj që kanë përfunduar këtë vit Shkollën e Magjistraturës janë caktuan në detyrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Magjistratët e rinj u emëruan zyrtarisht më 31 korrik, por shpërndarja e tyre nëpër gjykata është bërë vetëm me datë 22.10.2025, ndërsa detyrën do ta marrin zyrtarisht me 23.10.2025, pasi zhvillimit të ceremonisë së betimit.
Emrat e rinj janë shpërndarë në 11 gjykata të Shkallës së Parë në të gjithë vendin, përfshirë edhe një gjykatë administrative. Numrin më të lartë të emërimeve e kanë marrë Elbasani, Fieri dhe Lushnja, me nga 7 gjyqtarë secila.
Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaroi se emërimi i magjistratëve është bërë brenda afatit ligjor, por shpërndarja e tyre në gjykata u vonua për shkak të procedurave të transferimeve dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve aktualë. Sipas Këshillit, me përfundimin e këtyre proceseve, u krijua mundësia për caktimin në detyrë të magjistratëve të sapodiplomuar, të cilëve u është njohur edhe e drejta e pagesës për periudhën e ndërmjetme.
Ky vendim vjen në një kohë të vështirë për sistemin gjyqësor, që po përballet me mungesa të theksuara në trupën gjyqësore për shkak të largimeve nga vettingu. Nga 417 pozicione që parashikon organika, aktualisht janë të emëruar vetëm 308 gjyqtarë, ndërsa efektivisht në detyrë janë 265. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë në vend shkon në 307, ndërsa i të emëruarve në 350. Sërish, në nivel kombëtar mbeten 67 vende vakante në gjykatat shqiptare. Situata më e rënduar paraqitet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku nga 78 vende të parashikuara, janë të mbuluara vetëm gjysma , duke ndikuar ndjeshëm në ecurinë e çështjeve.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për caktimin në pozicion të gjyqtarëve të emëruar më datë 31.07.2025, si më poshtë:
znj. Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
znj. Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
z. Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
z. Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
znj. Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
z. Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
z. Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
z. Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
z. Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
znj. Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
znj. Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
z. Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
znj. Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
znj. Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
z. Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
znj. Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
znj. Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
z. Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
znj. Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
znj. Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
z. Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
znj.Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
znj. Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
znj. Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
znj. Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
znj. Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
z. Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
znj. Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
z. Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
znj. Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
znj. Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
z. Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
znj. Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
znj. Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
znj. Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
z. Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
znj. Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
znj. Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
z. Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
z. Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
z. Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
znj. Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

