5.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Rëndohet gjendja shëndetsore! Orë kritike për ish-Kryeministrin Fatos Nano (Detajet e fundit nga mjekët)

Konfirmohet zyrtarisht nga mjekët se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano vijon të jetë kritike. Prej afro dy javësh, Nano ndodhet në kujdes intensiv në një spital privat në Tiranë. Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pësuar një arrest kardiorespirator, i cili i ka shkaktuar edhe dëmtime në tru. Sipas mjekëve, ndërhyrja e menjëhershme në banesën e tij ka bërë të mundur rikthimin në jetë, por pasojat neurologjike mbeten serioze.

Nano ndodhet në reanimacion, nën mbikëqyrjen e një ekipi specialistësh që po përpiqen ta zgjojnë gradualisht nga gjendja e rëndë. Burime mjekësore bëjnë me dije se dëmtimet në tru janë të konsiderueshme dhe procesi i rikuperimit do të kërkojë kohë dhe kujdes të vazhdueshëm.

Dy vitet e fundit, ish-kryeministri ka pasur probleme të përsëritura shëndetësore dhe vizita të shpeshta në të njëjtin spital. Ai është trajtuar më parë për një sëmundje kronike të mushkërive, e njohur si SPOK, për të cilën ka qenë i intubuar për disa kohë.

Pas një periudhe rehabilitimi, Nano ishte kthyer në shtëpi, por kohët e fundit është përballur me një tjetër problem shëndetësor, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje ortopedike pas thyerjes së një kocke të legenit.

Fatos Nano, 73 vjeç, u tërhoq nga politika aktive në vitin 2005. Ai ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në disa periudha: në vitin 1991, më pas gjatë viteve 1997-1998 dhe 2002-2005. Nano është themeluesi dhe drejtuesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat