3.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Arrestimi i avokatit/Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet me iniciativë (Dhoma Avokatisë asnjë ankesë zyrtare)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet me iniciativë për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve procedurale që çuan në ndalimin të avokatit Ulian Barjami.

Inspektorët e ILD-së kanë mbërritur në Elbasan, një ditë më parë për të administruar dokumentacionin dhe për të analizuar rrethanat e ndalimit. Edhe pse shqetësimet janë bërë publike nga aktorët e përfshirë në këtë proces, jo zyrtarisht konfirmohet se pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nuk është paraqitur asnjë ankesë.

Nërkohë po dje, Gjykata e Elbasanit vendosi lirimin e menjëhershëm të avokatit, duke argumentuar se nuk kishte asnjë arsye ligjore për mbajtjen e tij në izolim. Vendimi ka ngritur pikëpyetje dhe debat në radhët e juristëve dhe opinionit publik për mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla.

Sot Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit, pasi padia kundër Barjamit është ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin e tij pranë kësaj prokurorie

Prokuroria e Elbasanit lëshoi një urdhër të menjëhershëm lirimi ndaj avokatit Ulian Bajrami të hënën, thuajse 48 orë pas ndalimit të tij të debatueshëm në sallën e gjyqit, që u pasua me reagime dhe protesta të avokatëve në të gjithë vendin.

Sipas Prokurorisë së Elbasanit, urdhri i lirimit ishte firmosur pasi u vlerësuan aktet e ndalimit me iniciativë nga ana e Policisë Gjyqësore, nga ku ka rezultuar se nuk ka elementë për të caktuar ndonjë masë sigurimi personal ndaj tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat