14.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë/ Shoqata e të Verbërve në protestë për mungesën e mbështetjes institucionale

Në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Shoqata e të Verbërve ka organizuar një protestë, duke ngritur zërin për mungesën e ndihmës nga institucionet.

Referuar deklarimeve të përfaqësuesve të shoqatës, kjo situatë ka sjellë përjashtimin e personave me aftësi të kufizuara në shikim nga mundësitë e barabarta në arsim, punësim dhe për një jetë të pavarur.

Përmes një letre drejtuar institucioneve, Shoqata kërkon rikthimin e shërbimeve publike për të verbërit, rritjen e asistencave sociale, të cilat nuk janë rritur që nga viti 2009, si dhe mbështetjen për integrimin e tyre në tregun e punës me paga minimale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat