5.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Publikohen pamjet nga momenti kur Elvis Shkambi futet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës (Video)

Janë bë publike pamjet nga momenti kur 30-vjeçari Elvis Shkambi, i shoqëruar nga forca të Policisë dhe me pranga në duar, futet në Drejtorionë e Policisë së Tiranës. Bashkë me të është shoqëruar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi.

30-vjeçari ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Përgjithsme të Apelit. Ai qëlloi me 3 plumba drejt gjyqtarit, dy prej tyre në gjoks dhe një një bark, ndërsa magjistrati ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, ku dhe u konstatua vdekja e tij.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare në gjyq me Shkambin. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Elvis Shkambi kreu krimin, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 janë strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku është ndërtuar godina e ka fituar më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat